loading

Dron në fermë/ “Të duam nanush”, Big Mama surprizohet nga mesazhi emocionues

Pas surprizës që mori Limi, dita e sotme në Fermë vijoi me një tjetër moment të veçantë, këtë herë për Big Mamën, e cila u emocionua nga një dron që mbërriti në oborrin e fermës, duke mbajtur një mesazh për të. Big Mama, sapo ka parë dronin që fluturonte drejt fermës, ka dalë menjëherë jashtë, me entuziazëm dhe kureshtje, për të parë më afër surprizën që i dedikohej asaj. Ajo ka tentuar edhe të kapë dronin me duar, mes buzëqeshjesh dhe emocioneve që nuk mund t’i fshihte. Nuk vonuan as fermerët e tjerë, të cilët dolën menjëherë për ta mbështetur dhe për ta ndarë momentin me të, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive në fermë.