loading

Dron në Fermë për Andrean, kush e surprizoi fermerin?

Një dron ka surprizuar Andrean ditën e sotme në Ferma Vip 2. Fillimisht Andrea dhe Andueli menduan se ishin të dy në foton e dronit, por në fakt droni ishte vetëm për Andrean. Fermeri u surprizua nga shoku i tij.

“Është një shoku im, Augeni, ai që përmend unë shpesh herë. Kemi qenë në javën e modës këtu në Milano. Më fal, se të tillë foto kemi bërë ne të dy”, tha Andrea.

“Vazhdo përpara, jemi me ty”, thuhej në dronin e dërguar për Andrean nga miku i tij.

Pas dronit, fermerët kanë përqafuar Andrean, ndëra ky i fundit ka përshëndetur miqtë e tij.

Ndërkohë Elinara, kishte një mesazh për shokun e Andrea teksa i tha se ngjasojnë shumë me njëri-tjetrin.