Dron në Fermë/ Frederiku merr mesazhin emocionues nga bashkëshortja
Fermeri Frederik Ndoci ka marrë një surprizë të jashtëzakonshme ditën e sotme.
Në Fermë ka ardhur një dron ku Frederiku ka marrë një dedikim nga bashkëshortja e tij.
Pranë tij ishin edhe disa nga fermerët të cilët kanë ndarë emocionet së bashku me Frederikun. Në mesazh shkruhej që tashmë çdo shqiptar e kupton arsyen pse çdo ditë dashurohet me të. Edhe fermeri ia ktheu mesazhin teksa i tha që dhe ai e dashuronte shumë.
“Ylli im. Tani besoj se çdo shqiptar e kupton arsyen pse çdo ditë dashurohem nga e para me ty. Të dua zemra ime”, thuhej në dronin e dërguar për Frederikun.
“Të dua dhe unë zemër”, tha ai.