loading

Dron në fermë/ Andrea surprizohet dhe merr mesazhin emocionues nga miku i tij

Mesdita e sotme në fermë solli një moment të veçantë dhe të mbushur me emocione për kryefermerin Andrea. Një dron ka fluturuar mbi fermë, duke mbajtur një mesazh personal, i cili ngjalli kureshtje dhe emocion te të gjithë banorët.

Sapo droni u shfaq në fermë, ishte Andueli ai që vrapoi me vrap për të thirrur Andrean. Ky i fundit doli menjëherë në oborr, i shtangur për disa çaste, teksa përpiqej të kuptonte se nga kush vinte surpriza.

Me një buzëqeshje të sinqertë dhe sy që shkëlqenin nga gëzimi, Andrea lexoi mesazhin e shkruar në pankartën që mbante droni: “Jemi me ty, lyf…”. Mesazhi i vinte nga një mik shumë i afërt i tij, dhe kjo bëri që emocioni të ishte edhe më i madh.

Fermeri nuk i fshehu ndjenjat. Lumturia i reflektohej qartë në fytyrë, dhe për pak çaste, atmosfera në fermë u ndal për të ndarë këtë moment të bukur me të. Fermerët e tjerë u afruan për ta përgëzuar.

Ju Rekomandojmë