“Do t’iu zërë dhe ju taksirati prej njerëzve të tjerë”/ Alba: Turp të keni…
Teksa Andueli, Big Mama, Andrea, Nur dhe Ganiu po rrinin në oborr, Esteri u afrua dhe pyeti Andrean nëse ishte ai që e kishte lagur atë me ujë kur po qëndronte me Ganiun. Andueli i tha Esterit se ajo po rrinte në shi me Ganiun. Ndërkohë Nuri i tha Esterit që pse e lejon Albën të të thotë që Ganiu po të përdor. E acaruar nga kjo situatë, Esteri i tha se mund të përdoret nga kush të dojë ajo dhe mund ta përdorin si të duan nëse mundën. Pjesë nga biseda: Ester: Kush ma hodhi ujin Andueli: Nuk ishte për ty uji, por ti po rrije me Ganiun dhe taksirati jot që ishe afër. Ester: Do iu zënë dhe ju taksirati i të tjerëve, të gjithëve Andueli: Kjo është Esteri që duam, me batuta Ndërkohë, ka ndërhyrë dhe Alba e cila iu tha fermerëve që t’iu vijë turp për sjelljen e tyre ndaj Esterit. Por fermerët e kanë injoruar Albën, duke kënduar dhe duke mos e lënë të flasë.