loading

“Do të vi moj xhan”, fakirët ia marrin këngës së bashku

Pasi përfunduan punët e mëngjesit në stalla, fermerët e fakirit u drejtuan drejt ambjenteve të brendshme të shtëpisë të fakirit  për të vazhduar ditën e tyre. Andueli, gjithmonë i gatshëm për të marrë përsipër detyrat e tjera, menjëherë e ndezi zjarrin për të gatuar dhe për të përgatitur ushqimin.

Nga ana tjetër, Erandi dhe Elinara vazhduan bisedat e tyre miqësore. Dhe, siç është zakon te fermerët, atmosfera e fakirit nuk ka munguar. Ata janë ulur së bashku dhe kanë filluar të këndojnë një këngë pasqyron gjendjen e tyre si fakirë. “Më mirë me ty dhe fukara se sa pa dhe i pasur,” thërrisnin ata ndërsa e lidhin muzikën me jetën e tyre si fakirë, duke e shndërruar këtë moment në një këngë të pasionuar për atë që janë dhe për atë që ndjejnë.

Pas këngës, biseda ka vazhduar në një mënyrë më të relaksuar, me Erandin që e ktheu bisedën te Andueli. “Ti nuk del sot,” i tha Erandi Anduelit. Fermer Andueli është në një nominim të fortë dhe kokë më kokë me Frederikun.

Edhe pse situata ishte e tensionuar dhe mund të kishte pasur pasiguri, Andueli e shprehu veten në mënyrë pozitive dhe optimiste, duke thënë: “Nuk ka problem, nuk i dihet kush del”.

Ju Rekomandojmë