“Do të të tregoj lojën time?” Andrea bisedon me Danelën për hyrjen në Fermë
Andrea ka ngacmuar Danelën mbrëmjen e sotme në lidhje me hyrjen e saj në Fermë. Andrea e pyeti fermeren e re se si e ka menduar eksperiencën e saj në Fermë. Ndërkohë, Danela i tha me shaka nëse duhet t’i tregojë lojën e saj. Më tej, fermerja tha se ka ardhur ta shijojë me kafshët dhe të gjithë fermerët dhe ta ketë si eksperiencë të bukur. Pjesë nga biseda: Andrea: Si e ke menduar eksperiencën? Danela: Njësoj si të gjithë. A do të të tregoj strategjinë time? Andrea: Jo nuk dua të më tregosh lojën tënde se si do e bësh. Danela: Kam ardhur ta shijoj me kafshët dhe të gjithë fermerët dhe ta kem si eksperiencë të bukur.