Do të ndërtoni kasolle/ Albano ndan fermerët në grupe
Me mbërritjen e kryeplakut Albano në fermë, ashtu siç pritej, është shpallur edhe sfida e radhës për fermerët. Pasi të gjithë kanë veshur uniformat dhe janë mbledhur në ambientet e fermës, Albano ka bërë me dije detyrën e tyre: ndërtimi i kasolleve. Kryeplaku ndan fermerët në dy grupe, duke vendosur një rregull të qartë: puna nuk duhet të ndalet deri në momentin kur bie gongu që shënon përfundimin e sfidës. Grupi që do të dalë fitues do të përfitojë një suprizë, ndërsa humbësit do të përballen me një ndëshkim. Në një vendim të veçantë, Albano cakton Erandin dhe Frederikun si përgjegjës për të kujdesur për nevojat bazike të të gjithë fermerëve gjatë zhvillimit të sfidës. Ndërkohë, kryefermerja Alba nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejt në sfidë, por do të mbikëqyrë punimet dhe do të kujdeset për mbarëvajtjen e procesit, në një rol më organizativ. Sfidat fizike si kjo priten të testojnë jo vetëm aftësitë teknike të fermerëve, por mbi të gjitha bashkëpunimin, komunikimin dhe durimin në kushte presioni. Sigurisht fermerët nisin menjëherë sfidën.