“… do të na harrosh”/ Opinionistët komplimentojnë Luanën dhe flasin për veten; çfarë pritet të ndodhë sonte?
Ka nisur me batuta dhe humor mbrëmja e pestë live në Ferma VIP2. Pas Luanës e cila ‘provokoi’ me shprehjen e veçantë: Njëherë të më provosh, gjithë jetën do më kërkosh, opinionistët janë dakordësuar me moderatoren. Më tej, edhe opinionisët kanë thënë një batutë: Njëherë të na provosh, do të na harrosh, ndërsa në studio kanë plasur të qeshurat. Moderatorja ka shpjeguar më tej se çfarë do të ndodhë sonte në Fermë.