“Do plakesh vetëm…”/Erandi krijon batuta me Big Mamën dhe Elinarën
Edhe pse në shtëpinë e “fakirëve” tensioni nuk është shuar dhe marrëdhëniet vazhdojnë të jenë të tensionuara, në pjesën tjetër të fermës panorama është krejt ndryshe. Dita po ecën mes punëve, bashkëpunimit dhe një atmosfere të mbushur me humor e energji pozitive.
Big Mama është angazhuar në kuzhinë, duke përgatitur ushqim për të gjithë fermerët dhe për veten, me përkushtim. Krah saj, Elinara po pastron kuzhinën me qetësi dhe përpikëri.
Por ai që ka marrë vëmendjen me humorin e tij të zakonshëm është Erandi. Fermeri, i njohur për batutat dhe shpirtin e lirë, afrohet pranë të tjerëve dhe sjell një valë të re të qeshurash.
“Çfarë i bëhet burrit në këtë orë?” thotë ai me një buzëqeshje të madhe, duke bërë që të shpërthejnë të gjithë në të qeshura.
“Sa mirë është të kesh tre gra!” shton ai, duke i bërë edhe më të gjalla batutat në fermë.
Fermerët e tjerë e përkrahin me të qeshura dhe atmosfera bëhet edhe më e këndshme. Ester i është bashkuar gjithashtu kuzhinës, ku ka filluar të lajë enët duke kënduar një skenë që ka sjellë shumë energji të mirë. Ndërkohë, kryefermeri Andueli ka vazhduar me detyrat e tij, duke pastruar verandën pa shumë fjalë, por me përkushtim.