loading

“Do ju nxjerr bojën…”/Big Basta dhe Erandi nisen drejt stallave: Të doli fjala ty

Pas ndarjes së detyrave nga kryefermeri Andrea dhe pavarësisht mospajtimit të hapur me urdhrat e tij, dita në fermë ka vijuar me ritëm të lartë. Fakirët, që prej mëngjesit kanë qenë në qendër të vëmendjes, zhvendosen menjëherë drejt stallave për të përmbushur detyrat e tyre të reja.

I pari që merr përsipër punën është Big Basta. Me përpikëri ai nis pastrimin dhe kujdesin për dhitë, duke treguar një tjetër anë të tij –të përkushtuar dhe të përqendruar. Ndërsa punon, i bashkohet Erandi, me të cilin ndan një bisedë që nxjerr në pah tensionet që vazhdojnë të ziejnë. Big Basta: “Kishe të drejtë… Do ju nxjerr bojën të gjithëve, se nuk do dal si i mirë unë.”

Përkundër zhurmave dhe përplasjeve, Big Basta vazhdon punën me seriozitet, përkujdeset për ushqimin e kafshëve dhe i përkëdhel me dashuri. Pas tij, në stallë hyn edhe Ylli, i cili merret me lopët dhe më pas kujdeset edhe për derrat, duke pastruar hapësirat dhe duke u siguruar që gjithçka të jetë në rregull.

Nga ana tjetër, Nënna shfaq një lidhje të veçantë me Ozin –një nga kafshët më të dashura në fermë. Fermerja  e nxjerr për shëtitje dhe e përkëdhel me kujdes të veçantë. Erandi gjithashtu i bashkohet punëve me përkushtim, duke kontribuar në mirëmbajtjen e fermës.

Megjithatë, qetësia nuk zgjat shumë. Edhe mes Nënnës dhe Yllit dy prej fermerëve me marrëdhënien më të afërt brenda shtëpisë ndodh një përplasje e vogël, që tregoi se nën sipërfaqe, diçka ende nuk shkon. Si duket kjo përplasje e ka zanfillën pas darkës të mbrëmshme që dy fermerët kaluan së bashku mbetet për t’u parë më tej nëse situata do qetësohet apo do agravojë më shumë.