loading

“Do eleminohesh…”/ Çfarë po ndodh mes Andreas dhe Big Bastës

Përplasjet Vazhdon në Fermë: Andrea dhe Big Basta në Konflikt të Hapur

Debatet në fermë duket se nuk kanë ndërprerë, dhe tensionet kanë arritur kulmin pas një përplasjeje të re mes Andreas dhe Big Bastës. Kjo nuk është hera e parë që ata janë përfshirë në debate, por sot, përplasja e tyre ka marrë një formë më të ashpër.

Gjatë një momenti të tensionuar, Big Basta i ka thënë Andreas “Do eleminohesh.” Andrea ka reaguar me një ftohje të dukshme, duke i thënë Big Bastës: “Më lër rehat, nuk kam kohë për ty.”

Megjithatë, Big Basta nuk ka ndaluar. Ai është afruar edhe më shumë, duke provokuar Andrean me një koment tjetër “Unë të ha për mëngjes, je shumë i vogël për mua, unë stërvitem me ty.” Kjo ka ndezur edhe më shumë gjakrat, duke e çuar tensionin në një nivel të lartë. Andrea ka kundërpërgjigjur, duke e akuzuar Big Bastën për lojëra të pista dhe manipulime: “Po bën lojën time, nuk di as ta bësh,” ka thënë Andrea .

Gjithashtu ai shtoi  “Unë nuk luaj me familjen time, si ty, nuk e përdhos familjen time.”

Pavarësisht se çdo njërës prej palëve i ka pasur argumentet e veta, duket se ndarja mes Andreas dhe Big Bastës është gjithnjë e më e thellë.