“Do e kënaqësh burrin ti…”, Big Mama komplimenton Nennën për masazhin
Big Mama dhe Nenna kanë kaluar një kohë të bukur së bashku në dhomën e gjumit mbrëmjen e sotme. Teksa po rrinin në një krevat ku Big Mama ishte shtrirë, Nenna po kujdesej t’i bënte masazh te këmbët.
Fermerja i ka thënë Nennës që e do e kënaqë burrin duke i bërë masazh. Ndërsa, Nenna ka buzëqeshur teksa tha se duke bërë masazh të qarkullon gjaku krejt. Më tej, Big Mama tha nuk i kupton njerëzit që nuk kanë qejf t’i prekë njeri.
Pjesë nga biseda:
Big Mama: Do e kënaqësh burrin ti, kush nuk e ka qejf masazhin nuk e kuptoj
Nenna: Si mos me e pas qejf masazhin, të qarkullon krejt gjaku, lëkura të zbutet
Big Mama: Nuk e di si janë ato njerëz që nuk kanë qejf t’i prekësh