“Ditë e bukur sot”/Andueli zgjon fermerët nga gjumi
Mëngjesi ka rënë në fermë dhe, siç e do zakoni, dita nis me zgjimin e fermerëve nga kryefermeri Andueli. Me energji dhe përkushtim, ai kalon nga krevati në krevat, duke thënë: “Ditë e bukur sot!”
Pasi i ka zgjuar pjesën më të madhe të fermerëve, Andueli nuk humbet kohë dhe nis menjëherë ndarjen e detyrave. Disa janë dërguar në stalla për t’u kujdesur për kafshët, disa të tjerë në fushat e fermës për të vazhduar me punët e përditshme, ndërsa një grup tjetër është angazhuar në korrjen e barit.
Në një moment, Andueli shkon pranë krevateve të fundit për të siguruar që të gjithë janë zgjuar. Aty përballet me fermeren Ester, e cila, ndryshe nga të tjerët, refuzon të ngrihet. “Kam punuar mbrëmë deri vonë,” i thotë ajo, duke shprehur lodhjen nga dita e kaluar.
Pavarësisht përpjekjeve të Anduelit për të ruajtur ritmin dhe organizimin e ditës, Ester si duket ka refuzuar të ngrihet por Andueli nuk dorëzohet duke shkuar me batuta ta zgjojë. “I kam mbajtur shënim ato që ke punar” ka thënë kryefermeri për ta bërë zgjimin më të thjeshtë për fermeren.
Fermës i pret një ditë e gjatë, por me përkushtimin e kryefermerit dhe përpjekjet e ekipit, gjithçka premton të ecë në rrjedhën e duhur.