Dita nis me punë intensive në fermë, fermerët përkushtohen në stallë sipas urdhrit të kryefermeres Ester
Pas zgjimit dhe ndarjes së detyrave nga kryefermerja Ester, dita ka nisur me ritëm të lartë pune në fermë. Sipas udhëzimeve të saj të kryefermeres, të gjithë fermerët duhet të përqendrohen në punët brenda stallave .
Pa humbur kohë, fermerët u veshën me uniformat e punës dhe u drejtuan menjëherë drejt stallave. Çdonjëri prej tyre u shpërnda në sektorin përkatës, duke filluar me punët që i ishin caktuar. Andrea, gjithmonë i zoti me kafshët, u kujdes për nxjerrjen e gomarit jashtë stallës për ta lënë të kullotë.
Nga ana tjetër, Big Basta iu drejtua lopëve me kovën në dorë, i gatshëm për t’i mjelur. Erandi, i cili më herët ishte duke përkëdhelur lopët, kaloi më pas te dhitë, ku u mor me ushqimin e tyre. Ai siguroi që secila prej tyre të kishte sasinë e duhur të misrit, ndërsa Big Basta ndërkohë pastroi stallën për të krijuar një ambient të pastër dhe të rregullt. Big Mama po ashtu u kujdes për dhitë duke i ushqyer kafshët me gjete të njoma, duket sikur të gjithë fermerët janë të fokusuar në punët me kafshët duke punuar me përkushtim dhe dashuri.Dita nisi me energji pozitive dhe organizim të lartë, ku secili fermer tregoi përkushtim dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj punës dhe kafshëve në fermë, me në krye Esterin, kryefermeren e javës.