loading

“Disa e kanë yllin në ballë”, Roni flet me Frederikun për fillimin e karrierës së tij: Ja pse nuk flas me Dafina Zeqirin

Ditën e sotme Roni ka nisur të flasë për jetën e tij dhe karrierën. Në një bisedë me Frederikun, ai tha se performancën e tij të parë me publikun e ka bërë në sheshin Skënderbej në Tiranë. Ai tha se koncerti ishte organizuar nga këngëtarja Dafina Zeqiri, teksa shtoi se tani nuk flet më me të. Frederiku i tha se nëse e ka ofenduar aty ku nuk mban më atëherë nuk duhet ta falë, por më tej e këshilloi se artisti nuk duhet të mërzitet kurrë për gjëra të vogla pasi sipas tij nuk quhet artist. Roni më tej u shpreh falënderues ndaj këngëtares, teksa tha se ka marrë shumë energji pozitive nga ajo. Pjesë nga biseda: Roni: Për herë të parë që kam performuar në publik ka qenë te sheshi në Tiranë para 5 mijë vetave. Ashtu emocioni nuk kam përjetuar asnjëherë. Frederiku: Ke qenë i ri Roni: Kam qenë 24 vjeç Frederiku: Uën kam performuar në një stadium në Neë York, kam bërë Himnin e Flamurit Amerikan. Roni: Supër ndjenjë është por nuk ka qenë shfaqja ime, ka qenë e Dafina Zeqirit. Unë kam qenë pjesë e grupit të saj dhe ajo më prezantoi me publikun. Dhe ato janë momentet e para që nuk harrohen kurrë. Frederiku: Edhe ajo ka pasur nevojë për ty Roni: Një energji të re, një frymë të re. Jam shuëm falënderues për gjithçka, çfarëdo që ka bërë, pasi nuk flasim më. Frederiku: Vërtetë? Roni: Po, jemi prish për shkak të punës Frederik: Gjithsecili ka mendimin e vet për diçka, nëse të ofendon aty ku nuk mban më, normal nuk ke pse i flet, është armik. Ndërsa gjërat e vogla nuk duhet, artisti jo, se quhesh artist i vogël. Roni: Sidoqoftë unë jam falënderues se më ka nisur profesionalisht. Frederik: Nuk ka gjë më të mirë se mirënjohja. Roni: Edhe diçka e kam mësuar nga ajo, se konsistenca është gjithçka. Unë jam pak dembel, por më kujtohet sa aktive ka qenë ajo dhe unë kam marrë shumë shembull nga ajo. Frederik: Unë nuk e njoh mirë, por më kanë pëlqyer këngët e saj. Femër e bukur. Roni: Disa e kanë yllin në ballë.

Ju Rekomandojmë