loading

Debati mes Big-Bastës dhe Anduelit vijon edhe gjatë spektaklit, fermeri: Ndihem i kërcënuar, më tha do iu pres kokat…

Vendimi i Big Bastës për të larguar Ronin dhe për të mbajtur buxhetin 100 për qind, ka sjellë përplasje të forta mes tij dhe disa prej fermerëve.

Debati mes Big Bastës dhe Anduelit vazhdoi edhe në spektaklin e kësaj të premte. Andueli është shprehur se ndihet i kërcënuar me fjalët e përdorura nga fermeri.

Nga ana tjetër, Big Basta deklaroi se Andueli ka fyer dhe bullizuar nëpër Fermë.

Pjesë nga biseda:

Big Basta: Dua t’i them Anduelit dhe gjithë fermerëve që luajnë me provokime, e ka nisur Andueli i pari. E ka bërë që në fillim. Sa i përket deklaratave që unë paskam bërë për bindjet seksuale të Anduelit, unë kam qenë korrekt, sepse kam thënë “dyshoj se…”. Është e turpshme që një 24-vjeçar, me profesion profesor, të ketë rolin e bullizuesit, kur e di çfarë kauze është jashtë. Më kanë thënë shprehje fyese dhe duke u shpallur këtu si “artistë me A të madhe”, ndërkohë që këngët e mia, sipas tyre, qenkan të shpifura. Unë ju them këtyre që të shumëzohen me nga 1 milion dhe të hedhin statusin e emrit tim!

Anduel: Sa mirë që unë i mësoj nxënësve të mos jenë ashtu si ty, servilë, intrigantë. Ti që mbështet artistët e rinj, dhe ka shumë artistë në këtë logo që thonë “mbështesim artistët e rinj”, dhe në fakt u pa qartë se sa i mbështeti.

Big Basta: Ky djali i ndershëm që po hiqet tani, është po ai që më ka thënë mua “ishalla të pushon zemra”.

Anduel: Unë kështu kam zgjedhur të jem, i vërtetë.

Big Basta: Më vjen keq për ty, Anduel.

Anduel: Nuk kam ardhur këtu të bie pre e lojës dhe kërcënimeve të Big Bastës. “Do ju pres kokën”, ka thënë! Çfarë ishte kjo?

Big Basta: I jam referuar eliminimit të lojës.

Ju Rekomandojmë