loading

Debatet e ashpra në Fermë, Nenna shpërthen në lot, Ylli e ngushëllon

Pas disa ditësh të mbushura me debate dhe tensione në Ferma VIP, fermerja Nenna ka përjetuar një moment të fortë emocional, duke shpërthyer në lot pas përplasjes me Esterin dhe disa prej fermerëve të tjerë.

Tensionet e akumuluara, fjalët e ashpra dhe përplasjet verbale duket se kanë lënë gjurmë tek Nenna, e cila, pavarësisht karakterit të fortë që ka treguar gjatë gjithë qëndrimit në Fermë, nuk ka mundur t’i përmbajë emocionet.

Në një moment të heshtur dhe të ndjerë, Nenna u largua për pak çaste nga grupi dhe filloi të qante. Por nuk ishte vetëm, pranë saj menjëherë u gjend Ylli, i cili, me qetësi dhe fjalë ngushëlluese, u përpoq ta qetësonte dhe t’i jepte forcë.

“Kjo është pika e fundit të më ofendojë në këtë mënyrë, kush je ti?”, thotë ndër të tjera Nenna ndërsa sytë e saj ishin duke lotuar.

Ky gjest tregoi se edhe në mes të debateve dhe ndarjeve që krijohen në kushte izolimi, mbështetja dhe solidariteti mes fermerëve nuk mungon.

Momenti i ndjeshëm mes Nennës dhe Yllit kujtoi të gjithëve se, përtej lojës dhe sfidave, në Ferma VIP janë njerëz me emocione të vërteta.