Debate pas buxhetit dhe përzgjedhjes së kryefermeres: Big Mama shpërthen ndaj Albës
Ardhja e zarfit me lajmin për buxhetin dhe ndarja e tij, në kombinim me zgjedhjen e Albës si kryefermere, kanë ndezur diskutime dhe pakënaqësi mes fermerëve të fermës. Ndërsa Roni kishte shprehur më herët rezervat e tij për lidershipin e saj, këtë herë ishte Big Mama që reagoi.Shkak për tensionin u bë përjashtimi i saj nga përgatitja e buxhetit një detyrë që tradicionalisht ka qenë nën përgjegjësinë e saj. Ndërsa pjesa tjetër e banorëve ndiqnin zhvillimin, Big Mama nuk e fshehu indinjatën kundrejt Albës. Në këtë debat u përfshinë edhe fermerë të tjerë, të cilët duket se i dhanë të drejtë Big Mamës. Ndër to ishte Nur, i cili u shpreh hapur: “E ka bërë përherë Big Mama buxhetin, unë nuk ha bukë nga ajo!” Në përpjekje për të qetësuar situatën, Alba iu afrua Big Mamës për një sqarim, duke i thënë se përjashtimi i saj nuk ishte qëllim i vetëdijshëm, dhe madje e ftoi të përgatisnin buxhetin së bashku. Por, përkundër fjalëve të Albës, përpjekja e saj nuk pati sukses në momentin e parë. Në skenë hyn Limi, i cili ndërhyn për të qetësuar Big Mamën dhe për të bindur atë që të pranojë bashkëpunimin, duke tentuar të ulë tensionet.