loading

“Dasma Shqiptare”, komedia me krushqit amerikanë dhe shqiptarë; fermerët dhurojnë spektakël me shfaqjen e tyre

Një shfaqje teatrale është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Ferma Vip 2. Skenaristi i shfaqjes ishte fermer Erandi, i cili në jetën reale është aktor.

Ditën e sotme, fermerët kanë zhvilluar prova pothuajse gjithë pasditen në lidhje me shfaqjen. Bëhet fjalë për një film me metrazh të shkurtër i cili ndërthur traditat e familjes shqiptare me ato të huaj. Një vajzë shqiptare dhe një djalë amerikan kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin, ndërsa duan që lidhja e tyre të bëhet zyrtare. Tashmë ka ardhur dita që dy familjet të takohen me njëra-tjetrën.

Dy familjet të cilat do të lidhin krushqi me njëra-tjetrën duket se nuk po kuptohen shumë mirë. Familja shqiptare është e pakënaqur që amerikanët nuk po respektojnë traditat e tyre duke filluar që nga heqja e këpucëve kur futen brenda në shtëpi e deri te kafja turke që e shërben nusja e re ose më konkretisht vajza e cila do fejohet, por krushku amerikan nuk e ka shumë qejf dhë kërkon një kafe amerikane. Por, si të mos mjaftonte një miqësi, vajza amerikane ‘dashurohet’ me vllain e kunatës së saj dhe tashmë kemi dy raste për të “festuar”.

Krushka shqiptare iu ka vënë kushte miqëve amerikanë nëse ato duan të bëjnë një “ndërrim vajzash”, dmth të japin vajzën e tyre ne familje amerikane dhe të marrin vajzën amerikane në familjen e tyre.

Si duket, mamaja e dhëndrit, Yllit në këtë rast, nuk ka dëshirë të marrë një nuse të huaj, pasi nusen e do shqiptare që t’i bëjë punët. Ajo i ka shpalosur një sërë kushtet “nuses” nëse do të martohet me djalin e saj. Dhe disa nga kushtet më interesante ishin që nusja duhet të mjelë lopën, t’iu shërbejë prindërve të burrit dhe të bëjë fëmijë, konkretisht djem.

“Dëgjo këtu ore mik, po deshi vajza jote të rrijë me ne, duhet të punojë bahçen, të mjelë lopën, të ushqejë viçat, të bëjë punë, të më shërbejë mua dhe plakut sat ë jemi gjallë. Por, duhet të bëjë dhe fëmijë se ne kemi qejf të kemi djem”, tha ndër të tjera Big Mama.

Më pas, fermerët kanë interpretuar të gjithë shfaqjen e cila ka sjellë mjaft të qeshura dhe momente të bukura për publikun shqiptar.