loading

“Dashnia është si një armë…”, Alba dhe Limi interpretojnë poezi të Frederikut

Pas muzikës dhe atmosferës unike të krijuar nga Andueli dhe Frederiku në Fermë, tashmë i ka ardhur koha poezive.

Ka qenë Alba, fermerja e cila ka vendosur të lexojë disa poezi të Frederikut, sigurisht me lejen e fermerit. Rreshtat e poezisë i dedikoheshin dashurisë.

“… dhëmbët e kafshimeve të saj i ndjen vetëm kur partneri kafshon, mungesë e saj kalb shpirtin e të tjetërson. Kur dikush ta jep me gjithë shpirt o i zi, pse vallë tjetër kërkon”, ishin këto disa nga rreshtat e poezisë së shkruar nga Frederiku.

Pas Albës, edhe Limi u bë kurioz të interpretojë një poezi të Frederikut. Vargjet e shkruara i dedikoheshin ditëlindjes së vetë autorit në këtë rast Frederikut i cili, ndër të tjera shkruante se çdo vit ndihej më i plakur “vende-vende”.

“9 shkurt, dita e 40 e çdo viti më zgjon ndryshe, sigurisht më të plakur vende vende.

Dilema a është gabim ardhja në këtë jetë, apo është gabim?

Njerëzit bëjnë çmos të mos harrohen, të tregojnë së janë dikushi…

Edhe ai që e shet votën edhe ai që e blen,

Edhe ai që vritet në pritë edhe atentatori

Edhe ai që sapo martohet, edhe ai që divorcohet…”, thuhet ndër të tjera në vargjet e poezisë së Frederikut.

Gjatë kohës kur Alba dhe Limi po interpretonin poezitë e Frederikut, në verandë ishin edhe fermerë të tjerë përfshirë Anduelin, Andrean dhe Big Bastën.

Poezitë e Frederikut ishin padyshim vargje me mesazhe të thella të cilat duhet t’i lexosh e t’i interpretosh me kujdes në mënyrë që të mund të kuptosh atë se çfarë artisti ka dashur me të vërtetë të transmetojë për lexuesin.