loading

Darkë unike në Fermë, fermerët shijojnë darkën me pasta dhe fruta deti mes të qeshurash dhe batutash!

Mbrëmje plot shije dhe humor në “Ferma VIP2”! Pas mbërritjes së një kuzhinieri profesionist në Fermë, fermerët janë mbledhur rreth tryezës në oborr për të shijuar një darkë të veçantë me pasta dhe fruta deti, një pjatë elegante që solli aromën e detit në zemër të Fermës.

Por, nuk është vetëm ushqimi që e ka bërë këtë mbrëmje të paharrueshme. Fermerët, të relaksuar dhe të buzëqeshur, kanë ndarë batuta e të qeshura gjatë gjithë darkës, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe familjare. Kujtime, shaka spontane dhe momente solidariteti kanë krijuar një nga episodet më të bukura të sezonit deri tani.

Kuzhinieri, i ndihmuar nga fermerët, ka vlerësuar energjinë pozitive dhe bashkëpunimin e tyre në kuzhinë.