loading

Darka për Yllin dhe Nennën, Andrea konsumon ushqimin e përgatitur nga Big Mama

Atmosfera në Ferma VIP është ngrohur sërish nga një moment i veçantë dhe me shumë shije. Ylli dhe Nenna, pjesë e “fakirëve” të shtëpisë së vogël, kanë përfituar një darkë speciale, që u shërbye me përkujdesje, duke u dhuruar atyre një çast relaksi mes sfidave të përditshme.

Në të njëjtën kohë, në kuzhinën e fermës nuk munguan skenat me humor. Big Mama, gjithmonë aktive dhe e përkushtuar në gatim, përgatiti një pjatë të veçantë për Yllin dhe Nenën si dënim nga Agai meqë hum bi sfidën, por para se ta shijonin ata, ajo përfundoi në duart e Andreas!

Me shumë humor dhe spontanitet, Andrea e konsumoi ushqimin e përgatitur nga Big Mama.

Fermerja i tha Andreas të mos e konsumojë se është pjata e dytë për darkën romantike ndërsa ai tentoi t’i linte perimet pasi kishte filluar të konsumonte.

Edhe pse në dukje një “rrëmbim” i vogël, ky moment tregoi edhe një herë se në fermë, pavarësisht debateve apo misioneve sekrete, atmosfera mbetet e gjallë, spontane dhe njerëzore.

Pjesë nga biseda:

Big Mama: Mos i ke marrë ato perimet aty?

Andrea: Jo, ishin në tigan disa

Big Mama: Pse i ke marrë se janë për ato (Yllin dhe Nennën)

Andrea: Ja i lë prap unë (pasi i ka konsumuar)

Andueli: Jo ore jo

Andrea: Po a i ke hedhur ti?

Big Mama: Nuk i kam hedhur se i kisha për pjatën e dytë

Andrea: Pse ka edhe pjatë të dytë? Ja se i lë këtu prap.

Andueli: Po duhet të pyesësh.

Darka e Yllit dhe Nennës dhe “aksioni” i Andrea-s në kuzhinë janë prova se Ferma VIP di si t’i kombinojë lojërat me çaste të këndshme që i bëjnë ndjekësit të jenë gjithmonë të përfshirë në çdo detaj të jetës brenda fermës.