“Çunat e Gjermanisë janë me ty”, Andueli surprizohet nga droni në Fermë
Një tjetër dron ka ardhur ditën e sotme në Ferma Vip2, i cili ka emocionuar një nga fermerët.
Pas Andreas i cili mori gjithashtu një surprizë nga qielli, këtë herë ishte Andueli i cili u surprizua nga një dron.
“Anduel je më i miri! Çunat e Gjermanisë janë me ty”, thuhen në dronin e dërguar për Anduelin.
Ndërkohë, fermeri gjithashtu i ka përshëndetur personat të cilët i kanë dërguar këtë surprizë.
“Shumë faleminderit! Edhe unë ju dua shumë, jeni më të mirët. Do bëj maksimumin, Juli, Denisi, Riku nuk e di kush ma ka nisur por, te këto po më shkon mendja. Ju dua! Edhe Gjermania qenka me ne”, tha Andueli.