loading

“Cilën grua ke dashur më shumë?” Nenna tregon historinë e emrit të saj: Ja kush ma ka vendosur

Fermerja e re, Nenna ka filluar të përshtatet më së miri me jetesën në Fermë dhe me fermerët e tjerë.

Ditën e sotme, Nenna ka folur në lidhje me kuptimin e emrit të saj teksa po rrinte në verandë me Limin dhe Erandin.

Erandi e ka pyetur Nennen për kuptim e emrit dhe ajo ka treguar historinë e saj. Ajo tha se emrin ja ka vënë gjyshi, ndërsa shtoi se ai ka patur 4 gra dhe i ka vënë emrin e gruas që donte më shumë.

Pjesë nga biseda:

Erandi: Nenna ka kuptimin e nënës?

Nenna: Gjyshes

Limi: Ka pasur emrin apo ngaqë i thërrisni ju ashtu?

Nenna: Nena e thërrisnim se emrin e kishte Zylfie. Babgjyshi im i ka patur 4 gra po jo njëkohësisht. Kur kam lindur unë nuk ka qenë asnjëra gjallë dhe mami i ka thënë cilën grua e ke dashur më së shumti vërja emrin e saj. Edhe thonë që kur kam qenë fëmijë gjithmonë është kujdesur për mua. Më ka dashur shumë

Limi: Sa fëmijë ka me 4 gra

Nenna: 6 fëmijë, 5 i ka me Zylfien dhe njërin me një grua tjetër.

Limi: Njëra s’ka fëmijë, tjetra ka vdekur…

Nenna: Njëra ka ikur prej dajakut (tha me shaka fermerja). Po shyqryr që s’më ka lënë emrin tjetër se ajo e ka pasur emrin Bishë.