loading

“Çfarë do bësh ti sot?”/ Big Basta dhe Andrea ndajnë punët me njëri-tjetrin

Mëngjesi ka zbardhur në fermë dhe femerët janë zgjuar një nga një për të nisur ditën me rutinën e tyre të zakonshme. Atmosfera është e qetë dhe e mbushur me energji pozitive, ndërsa të gjithë fermerët përgatiten për një ditë tjetër plot angazhime.

I pari që është zgjuar ka qenë Big Basta, i cili menjëherë ka marrë drejtimin e kuzhinës për të përgatitur kafen e mëngjesit. Teksa po përgatiste kafen, atij i është bashkuar Andrea. Pas ritualit të zakonshëm të kafesë, fermerët janë mbledhur në oborrin e fermës, ku kanë ndarë detyrat e ditës me bashkëpunim dhe qetësi. Atmosfera është ndryshe nga dita e djeshme, ku tensionet dominuan për një moment sot duket se çdo gjë ka nisur në mënyrë harmonike.

Ky fillim i ditës tregon edhe një herë rëndësinë e bashkëjetesës dhe solidaritetit mes fermerëve të fermës.