Çerekfinalja e Ferma Vip 2, moderatorja Luana Vjollca hap natën e 22 live: Jemi pranë vijës së finishit…
Mbrëmja e sotme në “Ferma Vip 2” ka nisur me adrenalinë dhe premtime të forta, teksa moderatorja bukuroshe, Luana Vjollca, ka hapur natën e çerekfinales duke premtuar një mbrëmje plot emocione dhe të papritura.
“Mirë se erdhët në çerekfinalen e Ferma Vip 2. Kjo mbrëmje përcjell emocionet e të qenurit pranë vijës së finishit. Gati 3 muaj që ne përjetojmë bashkë me to çdo sfidë që sjell izolimi. Sonte do të kemi shkurt dhe shqip një mbrëmje surprizash”, tha Luana, duke mbajtur pezull publikun dhe duke ndezur kuriozitetin për çfarë do të ndodhte më pas.
Pas fjalëve hyrëse, Luana përshëndeti dy opinionistët tashmë të njohur, Zhakun dhe Kastron, të cilët janë bërë zëri i arsyes dhe analizës gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
Por, surpriza nuk mbaroi me kaq! Në studion e “Ferma Vip 2” ishte e pranishme edhe ish-fermerja Alba Pollozhani, e cila me siguri do të sjellë një perspektivë të ndryshme dhe komentet e saj nga eksperienca brenda fermës.
Me Luanën që premton “surpriza mbi surpriza” dhe me praninë e opinionistëve e ish-fermereve, kjo çerekfinale pritet të jetë një mbrëmje vërtet e paharrueshme, plot tension, emocione dhe kthesa të papritura!