loading

“Çdo ditë na bën krenar…”, Ylli surprizohet nga droni i ardhur për të në fermë

Pas momentit prekës të Erandit, një tjetër surprizë ka zbritur nga qielli mbi fermë, duke prekur zemrat e të gjithëve. Këtë herë, radha ishte e fermerit Ylli, i cili u emocionua thellë kur një dron i dërguar nga familja e tij mbërriti në oborrin e fermës. I rrethuar nga fermerët e tjerë, Ylli doli me emocion dhe lot në sy për të parë mesazhin që mbante droni. Me fjalë të thjeshta, por të fuqishme, dedikimi shkruante:
“Çdo ditë na bën krenar, qëndro me zemër të pastër.”

Ky mesazh i sinqertë dhe përkrahës erdhi në një moment ku Ylli vetë pranoi se kishte pasur nevojë për motivim, sidomos pas disa ditëve të ngarkuara dhe emocionale në fermë. Reagimi i tij ishte i menjëhershëm dhe i ndjerë i prekur dhe falënderues, ai u mbështoll nga përqafimet e ngrohta të fermerëve të tjerë, të cilët qëndruan pranë tij në këtë moment të veçantë. Kjo surprizë jo vetëm që i dha forcë Yllit, por edhe rikujtoi edhe një herë fuqinë që kanë fjalët e familjes dhe mbështetja emocionale, edhe kur ndodhen larg. Për të dytën herë brenda ditës, fermës i shtohet një tjetër moment i paharrueshëm dhe i thellë njerëzor.