loading

Buxheti/ Fermerët zhvillojnë sfidën, asnjë top nuk prek rrjetën; Agai tregohet zemërgjërë dhe iu dhuron 70% buxhet

Mbrëmjen e sotme fermerët janë vënë përballë një sfide për buxhetin. Kryeplak Albano ka shpjeguar me detaje sesi do të zhvillohet kjo sfidë, ndërsa fermerët janë veshur të gjithë me kostume sportive. Ata duhet të shënonin gola me top futbolli.

Sfidë kjo që dukej si një mundësi e shkëlqyer për të fituar përqindje të mëdha nga buxheti i fermës. Megjithatë, pas një loje të tensionuar dhe plot përpjekje, ata nuk arritën të siguronin asnjë përqindje të buxhetit, duke mbetur të gjithë të zhgënjyer.

Dështimi i tyre për të siguruar zero përqindje për grupin ka tronditur paksa moralin e fermerëve, të cilët tashmë po përballen me shumë sfida, por ndihma ka ardhur nga Agai.

Në një akt të papritur dhe plot zemërgjërësi, Agai vendosi të dhurojë 70% të buxhetit të tij personal për grupin, duke u treguar një shembull i mrekullueshëm i bashkëpunimit dhe solidaritetit brenda fermës. Ky veprim i tij ka surprizuar të gjithë, pasi është një shpërblim i jashtëzakonshëm që vjen në një moment kur fermerët ishin të trishtuar nga humbja e sfidës.

Me këtë veprim, Agai ka treguar se është një njeri i zemërgjërë.

Për fermerët, ky është një mesazh i fortë për forcën e bashkëpunimit dhe për rëndësinë e mbështetjes së njëri-tjetrit në këtë garë të vështirë.

Për të ndjekur çdo moment të emocionit dhe surprizës, qëndroni me ne dhe ndiqni më afër zhvillimet e mrekullueshme të “Ferma VIP”.

Ju Rekomandojmë