loading

“Bukuroshe…”/ Elinara përkëdhel dhe ushqen lopët

Ashtu si çdo mëngjes, fermerët janë zgjuar dhe kanë nisur ditën e tyre me rutinën e zakonshme:pak kafe, pak biseda dhe një atmosferë e qetë deri dikur përpara se të nisin punët. Por më pas vëmendja është zhvendosur tek pjesëtarët më të veçantë të fermës  kafshët.

Big Basta, Elinara dhe Erandi kanë marrë drejtimin për tek stalla, për t’u kujdesur për kafshët, ndërsa Andrea ka ndjekur një rrugë tjetër, duke zgjedhur të merret me bimët në serë. Ndërkohë, në stallë, atmosfera ka qenë ndryshe e ngrohtë, me shumë buzëqeshje dhe përkëdhelje.

Sapo hynë, fermerët u përqendruan menjëherë tek kafsha më e dashur e fermës  gomari Ozzi. Ai është kthyer tashmë në një nga figurat më të dashura të këtij edicioni dhe ka fituar zemrat e të gjithëve. Veçanërisht Elinara ka krijuar një lidhje të veçantë me të, duke e përkëdhelur dhe kujdesur me shumë dashuri.

Ndërkohë, Big Basta, në stilin e tij të veçantë, është drejtuar tek lopët duke u thënë plot përkëdheli: “Gocat e bukura…” një moment që ka sjellë  atmosferë pozitive mes të gjithëve. Elinara nga ana tjetër është angazhuar duke ushqyer lopët e fermës ku normalisht nuk kanë munguar përkëdheljet dhe fjalët e bukura.

Pas përkëdheljeve dhe përshëndetjeve të përzemërta, fermerët kanë vijuar me pastrimin dhe ushqimin e kafshëve. Kjo pjesë e ditës është kthyer në një rutinë të dashur për të gjithë, ku për pak minuta harrohen lojërat dhe strategjitë, dhe në qendër vihen ndjeshmëria dhe kujdesi.

 

Ju Rekomandojmë