“Bukuroshe…”/Big Basta kujdeset dhe përkëdhel kafshët
Finalja e madhe po afron, dhe emocionet janë më të forta se kurrë! Tashmë që gara është në fazën përfundimtare, finalistët e këtij sezoni– Big Basta, Big Mama, Andrea, Anduli dhe Erandi janë zgjuar sot me një ndjesi të re përgjegjësie dhe përkushtimi. Dita ka nisur herët për të gjithë, por veçanërisht për dyshen Big Basta dhe Erandi, të cilët pa humbur kohë janë nisur drejt stallës për të kryer detyrat e përditshme në fermë.
Dy finalistët kanë treguar për të disatën herë një anë shumë të ndjeshme dhe të dashur, teksa janë parë duke u përkujdesur me shumë dashuri dhe kujdes për kafshët. Me qetësinë dhe përkëdheljet e tyre, ata kanë krijuar një ambient të ngrohtë që ka prekur edhe shikuesit nga ekrani. Ky moment është komentuar gjerësisht edhe në rrjete sociale, ku fansat kanë vërshuar me komente pozitive për qasjen njerëzore dhe të butë që ata tregojnë në këtë fazë të lojës.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të shtëpisë, finalistët e mbetur janë angazhuar me përgatitjet e ditës dhe biseda të qeta mes reflektimesh dhe kujtimesh. Duket se gara po i afron më shumë me njëri-tjetrin, ndërsa tensionet që shpërthyen javët e fundit janë zbutur disi. Por një gjë është e sigurt dashuria për kafshët dhe përkushtimi ndaj detyrave po fiton zemrat e publikut, ditë pas dite.