“Bravo zemër…”/Ester kujdeset për pulat
Pasi Andueli, kryefermeri i i fermës, ka ndarë detyrat për secilin, fermerët janë vënë menjëherë në lëvizje. Me ritëm të shpejtë dhe me humorin që nuk i mungon, ata kanë nisur punën e mëngjesit, secili në stalla , duke u kujdesur për kafshët dhe duke realizuar detyrat e caktuara.
Big Basta, Ylli dhe Ester janë tre nga fermerët që kanë marrë rrugën drejt stallave, ku kanë filluar me kujdes punën e përditshme. Ata janë të njohur për energjinë dhe entuziazmin e tyre, që nuk mungon asnjëherë, edhe kur është fjala për të përkëdhelur dhe ushqyer kafshët e fermës. Duke kërcyer dhe duke përshëndetur publikun dhe të afërmit nga kamerat që po i ndiqnin, ata janë nisur bashkë për të kryer detyrat e tyre.
Big Basta, , ka marrë përsipër të ushqejë Ozzin, gomarin e dashur të fermës. Ai e ka nxjerrë Ozzin nga stalla dhe është kujdesur për të, duke siguruar që të marrë ushqimin e nevojshëm për të filluar ditën.
Ndërkohë, Ester, është drejtuar te pulat e fermës. Ajo ka mbledhur vezët me kujdes dhe, duke u përpjekur që gjithçka të shkojë siç duhet, ka kaluar disa momente të këndshme duke biseduar dhe bërë batuta. Një atmosferë e ngrohtë dhe miqësore ka mbizotëruar gjatë gjithë kohës, dhe Ester ka kryer punët e saj me përkushtim të plotë.
Nga ana tjetër, Ylli është marrë me lopët. Fermeri ka ushqyer ato dhe duke siguruar që secila të ketë ushqimin dhe kujdesin e duhur. Të tre fermerët, pavarësisht detyrave të ndryshme që kanë pasur, kanë arritur të krijojnë një atmosferë të veçantë bashkëpunimi dhe entuziazmi