“Biseda serioze në verandë: Erandi zbulon projektet e reja dhe përpiqet të pajtojë Big Bastën me Anduelin!”
Pas një mëngjesi të mbushur me shaka dhe energji pozitive, fermerët Big Basta dhe Erandi ishin të parët që u zgjuan në fermë. Pasi përgatitën kafen dhe krijuan një atmosferë relaksi në verandën e fermës, pjesa tjetër e banorëve u bashkua me ta për një bisedë ndryshe këtë herë më serioze dhe plot të reja.
Gjatë diskutimit, Erandi ndau me fermerët disa nga planet e tij të reja në fushën e aktrimit. Ai përmendi se është në përgatitje për një projekt të ri filmik dhe serial, ku ka dëshirë të përfshijë jo vetëm disa nga fermerët aktualë, por edhe ishfermerë që kanë lënë gjurmë te publiku. “Kam disa ide ku do ishte dwshirw të punoja me disa prej jush”, u shpreh ai, duke dhënë sinjale se projektet janë në faza të avancuara.
Ndërkohë, biseda mori një kthesë më personale kur përmendi situatën mes Big Bastës dhe Anduelit. Erandi këshilloi Big Bastën të ulen dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet, duke shtuar se do të ishte mirë të binin në paqe. Big Basta nuk e mohoi mundësinë e pajtimit, por vuri një kusht: “Duhet të më kërkojë falje në sy të gjithë shqiptarëve dhe të tregojë një edukatë minimale.”
Erandi reagoi duke theksuar: “Andueli është pak më ndryshe nga Big Mama dhe Andrea. Ti ke ego të madhe dhe kjo ndonjëherë është mirë.” Një mëngjes ndryshe në fermë, mes batutash, plane artistike dhe thirrjesh për paqe!