loading

Big Mamës i ngjiret zëri nga të bërtiturat, e imiton Andueli

Pas një debati të ashpër me Albën, Big Mama duket se nuk është qetësuar akoma. Teksa ka dalë jashtë në oborr dhe po rrinte me fermerët e tjerë, Big Mama vijon të ngrëjë zërin dhe të bërtasë. Fermeres iu ka ngjirur zëri nga të bërtiturat, por Andueli ka dhuruar një moment qesharak teksa ka nisur ta imitojnë duke folur me zë të ulët.

Teksa po rrinte me fermerët e tjera, ajo i ka thënë Frederikut se nuk mund ta durojë më, ndërsa edhe Nurit i ka thënë të mos e thërrasin më të hajë bukë me to në një tavolinë.

Më tej, fermerja ka shpërthyer në ofendime të rënda ndaj Albës.

“Ju flisni më shumë se unë. Unë një herë flas e bëj m*t. Ju gjithë kohën hani m*t. Edhe ti (i drejtohet Anduelit) edhe Elinara”, tha Big Mama, ndërkohë Andueli e ka imituar me zë të ulët meqë fermerja e ka zërin e ngjirur. Mes tyre ka shpërthyer e qeshura, por Big Mama ka bërë edhe një deklaratë ku thotë që unë nuk di të flas dhe do e qëllojë me shuplakë Albën.