Big Mama zgjon fermeret duke i dhuruar lule
Një mëngjes ndryshe ka nisur sot për fermerët e fermës, ku kryfermerja Big Mama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të zgjuar fermerët. Në vend të një thirrjeje klasike, ajo ka shkuar krevat më krevat, duke i përshëndetur me një trëndafil në dorë për secilin prej tyre një gjest simbolik që solli buzëqeshje. Big Mama duket sikur po përpiqet të bëjë një punë pozitive dhe me energji të mirë në rolin e saj si kryfermere.
Pas këtij zgjimi të veçantë, ishte radha e Agait për të sjellë gjallëri në fermë. Me muzikë ritmike dhe energji pozitive, ai e ndezi atmosferën që në mëngjes, duke i dhënë tonin një dite të mbushur me kërcime dhe përqafime mes fermerëve. Ndër momentet më të spikatur të mëngjesit ishte edhe pajtimi mes fermerëve Lim dhe Alba, të cilët e nisën ditën me një përqafim pas një konflikti dhe keqkuptimesh që patën një ditë më parë. Ky veprim tregoi se edhe në një ambient sfidues , pozitiviteti dhe mirëkuptimi janë vlera që mbizotërojnë.
Fryma e mëngjesit duket se ka sjellë një valë pozitiviteti në fermë, duke e shndërruar fillimin e ditës në një kujtim të bukur për të gjithë, gjithashtu dhe dëetyra e Big Mamës si kryfermere duket se po jep fryte të mira dhe të bollshmë në fermë.