Big Mama sjell shportën me produkte, emocionohen fermerët
Big Mama ka sjellë një shportë me produkte sallami për fermerët dhe si duket Agai ka vendosur të surprizojë fermerët. Kjo festë vjen në kuadër të një muaj qëndrimi në Fermë dhe 1 Majit, ditës ndërkombëtare të punëtorëve.
Agai ka vendosur që fermerët të organizojnë një barbeque party për të festuar.
“Fermerë! Urime 1 mujorin tuaj të parë në Ferma Vip2, si dhe ditën ndërkombëtare të punëtorëve. Agai, siç tashmë e dini është shumë zemërgjërë me ju dhe dukeqenë se ju keni treguar që ju jeni fermerë punëtorë të vërtetë, sonte do të organizoni një barbeque party për të festuar. Kalofshi mbrëmje sa më të këndshme”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.
Pas leximit të zarfit, fermerët janë emocionuar shumë dhe kanë nisur direkt nga puna për të organizuar festën teksa kanë ndarë dhe punët mes njëri-tjetrit.