Big Mama i hakërrehet Albës: Shko pastro…
Duket se nuk do të ketë paqe në Ferma VIP2. Debate e zënka kanë shpërthyer mes fermerëve që prej ditës së djeshme. Ndërkohë, një debat të ashpër ka patur Big Mama me Albën. Teksa po rrinin në verandë së bashku me fermerët e tjerë, Big Mama duket se nuk ka mundur ta durojë më Albën ndërkohë që ajo po sqaronte situatën e saj me Limin. Big Mama iu ka drejtuar fermeres: “Shko pastro qenefin”. Pas saj, edhe Andueli ka mbështetur Big Mamën teksa njëkohësisht me fermeren kanë sulmuar Albën me të njëjtin togfjalësh. Më tej, Alba iu ka drejtuar Big Mamës që do ta shohin të gjithë dhe i vjen keq për batalionin që ka krijuar. Gjithashtu pjesë e bisedës është bërë edhe Big Basta i cili tha se nuk merret fare me këtë pjesë pasi atij nuk i intereson nëse dy persona kryejnë marrëdhënie brenda në shtëpi. Por Big Mama tha se qejfin duhet ta bëjnë në privatësi jo në një emision.