loading

Big Mama dhe Roni zgjojnë fermerët nga gjumi

Pas eliminimit të Ganit në Primin e mbrëmshëm, titulli i kryefermeres për këtë javë i kaloi Big Mamës, një prej figurave më të spikatura dhe energjike të fermës. Zgjedhja e saj si udhëheqëse e javës u prit me entuziazëm nga disa fermerë dhe me kuriozitet nga të tjerët, të cilët tani presin të shohin stilin e saj të drejtimit. Siç pritej, Big Mama zgjodhi Ronin si shoqëruesin e saj për javën, duke konfirmuar lidhjen e ngushtë dhe miqësinë e fortë mes tyre. Dyshja nisi ditën nga shtëpia e Njëshit, ku qëndron kryefermeri gjatë javës, dhe u shoqëruan nga macja Oto, që tashmë është kthyer në një simbol të përditshmërisë së fermës. Me rënien e gongut të mëngjesit, Big Mama mori zyrtarisht rolin e saj si kryfermere  duke filluar zgjimin e fermerëve dhe ndarjen e detyrave për secilin. Energjia dhe vendosmëria e saj pritet të sjellin një javë dinamike dhe plot ngjarje në fermë. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të menaxhojë Big Mama sfidat që e presin në këtë rol dhe si do të ndikojë roli si kryefermere i saj në atmosferën dhe bashkëpunimin mes fermerëve.