loading

Big Mama dhe Andueli këndojnë së bashku, në sfond luhet kënga e ish-fermerit

Një moment tejet emocionues dhe plot nostaḷgji ka pushtuar dhomën e gjumit në “Ferma VIP”. Big Mama dhe Andueli u panë duke kënduar së bashku, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë. Por ajo që e bëri këtë moment vërtet të veçantë ishte këngë që kishte vendosur Agai: në sfond luhej kënga e ish-fermerit Roni.

Big Mama dhe Roni kishin krijuar një miqësi shumë të fortë gjatë kohës që Roni ishte pjesë e fermës. Shumë shpesh, Big Mama e ka përshëndetur Ronin nga Ferma, duke treguar se lidhja mes tyre nuk është shkëputur, pavarësisht largësisë. Këndimi i këngës së tij, së bashku me Anduelin, shërbeu si një dedikim i bukur dhe një kujtim i dashur për miqësinë e tyre.

Ky moment dëshmoi edhe një herë anën emocionale të Big Mamës dhe lidhjen e saj të fortë me ish fermerin. Gjithashtu, bashkimi i Anduelit në këtë këngë tregon për thellimin e marrëdhënieve mes fermerëve dhe mbështetjen që ata i japin njëri-tjetrit në momente të tilla.

Ju Rekomandojmë