Big Mama debat me Nennen, fermerja: Unë të mbrojta në Prime
Vijon mes tensionesh e debatesh loja e Agait me epitetet. Këtë here fermere Big Mama ka bërë debat me Nennen teksa i tha se i ka dalë në mbrojtje në shumë situata.
Ndërkohë, Nenna i tha se nuk i ka dalë në mbrojtje kur ka bërë debat me Esterin dhe ajo e akuzoi për mënyrën sesi ishte veshur dhe pse i bënte masazh Frederikut. Kjo gjë është kundërshtuar në mënyrë direkte nga Big Mama e cila i tha se për atë ka bërë luftë dhe i ka thënë Esterit që ajo nuk është askush të paragjykojë fermeren.
Pjesë nga biseda:
Nenna: Unë kam reaguar në momentin që kjo ka ardhur të më marrë mua në pyetje
Big Mama: Unë të kam thënë një fjalë e ke bërë për vëmendje, kujt i dola në mbrojtje dhe kë sulmova?
Nenna: Në Prime, pse s’më dole në mbrojtje këtu kur po zihesha edhe me Esterin edhe me Anduelin që bënte si avokat. Jo si je vesh, jo masazh
Big Mama: Jo unë stë kam thënë
Nenna: Të kam pyetur e të kam thënë, Big Mama a më ke thënë ti mua shko ndërro veshjen
Big Mama: Po kush e bëri luftën për ty? Unë i kam thënë Esterit kush je ti të paragjykosh