“Big Mafia…”/Big Mama debaton me Big Bastën: Unë nuk bëj lojra
Dita ka nisur me intensitet të lartë në fermë, teksa fermerët janë angazhuar në detyrat e tyre të përditshme. Ashtu si në stalla, edhe në ambientet e brendshme të fermës puna ka vijuar me përkushtim. Kryefermeri i kësaj jave, Andueli, ka ndarë detyrat me përpikmëri dhe kujdes, duke u siguruar që secili të ketë përgjegjësinë e vet.
Big Basta është angazhuar në pastrimin dhe larjen e ambienteve të jashtme të fermës, ndërsa Big Mama po merret me sistemimin dhe pastrimin e kuzhinës. Nenna ka marrë përsipër përgatitjen e mëngjesit.
Por mëngjesi nuk ka kaluar i qetë. Një debat ka shpërthyer mes Big Bastës dhe Big Mamës, të cilët edhe më herët janë përballur me përplasje brenda lojës në fermë. Tensioni mes tyre është ndjerë qartë dhe ka thyer për pak çaste ritmin e punës. Ndërkohë, Elinara është parë e angazhuar në mënyrë të qetë në punët e mëngjesit, duke kontribuar në ruajtjen e rendit dhe harmonisë në fermë. Nga ana tjetër, Andrea ka marrë përsipër të lajë dhe pastrojë verandën, duke treguar përkushtim dhe vëmendje ndaj detajeve.
Fermërët vijojnë ditën mes përpjekjes për disiplinë dhe tensioneve që herë pas here shpërthejnë në mënyrë spontane. Mbetet për t’u parë nëse përplasjet do të zbuten apo do të thellohen me kalimin e ditëve.
Pjesë nga debati i tyre:
Big Basta: Nuk i ka hije një artiste të flasi për një artisit tjetër.
Big Mama: Ti më ke prekur femëritetin, por mua ska burrë që më del ballë.
Big Basta: Jam treguar i butë gjithmonë.
Big Mama: Ta kam treguar në fytyrë kush je, trego sa burrëni ke.
Big Mama: Ti ke përdorur familjen tënde, me ke thën shembulli më i keq i femrës.
Big Basta: Po ti fjalët e tua i kontrollon.
Big Mama: Unë të dal parafytyre.