loading

Big Basta zgjohet i pari në shtëpinë e fakrirëve dhe merr përsipër zgjimin e fermerëve të tjerë

Dita ka nisur herët në shtëpinë e “fakirëve”, aty ku ndodhen fermerët që humbën sfidën e dhënë nga Agai gjatë pasdites së djeshme. Big Basta, i njohur për energjinë dhe përkushtimin e tij, është zgjuar i pari edhe këtë mëngjes, duke marrë përsipër zgjimin e fermerëve të tjerë me të cilët ndan të njëjtat kushte të vështira.

Menjëherë pas rënies së gongut të punëve, ai është dëgjuar duke thënë me një ton të butë: “Hajdeni, zgjohuni!” një thirrje miqësore për të nxitur bashkëfermerët të nisin ditën me detyrat që i presin. Duke u afruar pranë secilit, Big Basta ka shtuar: “Zgjohuni se ka rënë gongu, do vazhdojmë me punët.” Gjestet e tij tregojnë kujdes dhe ndjenjë bashkëpunimi, edhe në kushte jo të lehta. Fermerët që kanë kaluar natën në shtëpinë e fakirëve janë Big Basta, Andrea, Keisi dhe Nur të katërt të shpallur humbës të sfidës së fundit nga Agai. Përkundër rrethanave, mëngjesi është karakterizuar nga një frymë pozitive dhe përpjekje për të ruajtur moralin e lartë mes tyre.