loading

Big Basta lexon zarfin, ja rregullat për 4 fakirët

Dënimi i 4 fermerëve që shkuan te Fakiri nuk është pritur aq keq. Andrea, Big Basta, Keisi dhe Nur janë shprehur se Agai nuk i ka demoralizuar aspak me ‘dënimin’ e tij te Fakiri dhe me ndryshimin e kushteve në shtëpi.

Ndërkohë, 4 fakirët kanë lexuar edhe zarfin me rregullat e Agait.

“Fakirë, ju nuk duhet të flisni me fermerët e tjerë, vetëm ata kanë të drejtë të flasin me ju. Do të mblidhni bajgat dy herë në ditë.  Nuk duhet të qëndroni jashtë gardhit të shtëpisë tuaj përveç rasteve kur të pastroni bajgat. Asnjë prej fermerëve nuk i afrohet shtëpisë së Fakirit. Keni të drejtë të komunikoni vetëm me kryefermeren për kërkesa jetësore. Një nga rregullat e reja ka të bëjë me ushqimin. Ju duhet ti gatuani të gjitha vaktet tuaja vetë në ambientet e Fakirit. Menuja për fakirët është fasule, qepë, bukë, djathë. Nuk duhet të pranoni as të kërkoni ushqim nga shtëpia e madhe. Kujdes, çdo rregull i thyer do të shoqërohet me penalizime nga Agai”, thuhet në zarfin për fakirët.