Big Basta kujdeset për ambjentet e brendshme të fermës/ Fermeri lan dhe pastron kuzhinën
Pas një mëngjesi të mbushur me angazhime në stallë dhe përkujdesje për kafshët, dita për fermerët ka vijuar me energji dhe përkushtim në detyra të tjera të përditshme. Këtë herë, fokusi ka kaluar nga jashtë drejt brendësisë së fermës.
Fermerët, pavarësisht tensioneve të vogla që ndodhën më herët mes Elinarës dhe Andreas, janë rikthyer te puna me përqendrim. Shtëpia e fermës kishte nevojë për pastrim dhe organizim, dhe ishte pikërisht Big Basta ai që mori iniciativën për të sistemuar gjithçka brenda.
Me qetësinë dhe durimin që e karakterizon, ai u kujdes që çdo cep i fermës të pastrohej siç duhet. Nga organizimi i dhomave e deri te fshirja e ambienteve të përbashkëta, Big Basta tregoi edhe një herë se përtej rolit të një artisti, është edhe një bashkëjetues i përkushtuar në çdo aspekt të jetës në fermë.
Ndërkohë, fermerët e tjerë vijuan me detyrat e jashtme, në një përpjekje të përbashkët për ta mbajtur fermën të pastër, të organizuar dhe funksionale.
Kjo ditë ka treguar se, pavarësisht lodhjes, angazhimi në fermë kërkon bashkëpunim, respekt dhe ndihmë të ndërsjellë cilësi që Big Basta i ka shfaqur më shumë se një herë gjatë qëndrimit të tij aty.