Big Basta i kërkon falje Elinarës: Unë qesha sepse…
Elinara dhe Big Basta kanë vendosur që ditën e sotme të sqarojnë një keqkuptim që iu ka ndodhur mrbëmjen e djeshme.
Elinara është mërzitur me Big Bastën pasi ai ka qeshur kur e ka parë fermeren të dehur. Kjo ka bërë që fermerja të acarohet, por situata duket se po merr zgjidhje sot. Big Basta i kërkoi falje Elinarës dhe i tha se ka qeshur pasi nuk e ka kuptuar që ajo nuk ishte mirë dhe se situata ishte serioze.
Pjesë nga biseda:
Big Basta: Unë erdha të të kërkoj falje
Elinara: nuk do të doja të të shihja ty me Yllin. Ai ka qeshur me çfarë më ndodhi mua
Big Basta: Edhe unë kam qeshur sepse më vinte me qesh me situatën se mendova se ti po bëje shaka
Elinara: Mua më dha një plehrë për të pirë
Big Basta: Unë nuk kam qeshur me atë ma beso
Elinara: Nuk është bukur që të shikosh miqtë e tu e të qeshësh
Big Basta: Unë qesha se mu duk shaka, por kur e pashë që ti ishe stresuar aty e kuptova që ishte serioze.
Elinara: Basta ti e di që unë nuk reagoj fallco.
Ndërkohë, dy fermerët kanë vijuar sërish të sqarohen me situatën e cila duket se e ka prekur goxha shumë Elinarën.