loading

Big Basta flet për Vesën: Ajo më ndjek 24 orë, ja kur i kam propozuar për fejesë

Big Basta ka folur ditën e sotme në Podcastin e inskenuar nga Ester dhe Alba. I pyetur se kush do të lërë Fermës, ai tha që ka dëshirë të dalë Andrea pasi sipas tij ai nuk është i aftë të bëjë një debat vetëm për vetëm. Ai ka folur në lidhje me historinë e tij me Vesën teksa deklaroi se ajo e ndjek 24 orë. Më tej, ai ka treguar edhe historinë me çorapet që i dha Keisit dhe “mesazhin” që i ka sjellë më pas Vesa. Pjesë nga intervista: Alba: Si po e shijoni momentin Big Basta: Në mënyrë të mrekullueshme Ester: Cili mendon se mund të jetë i rrezikuar përsa i përket nominimit? Big Basta: Dua që të dalë Andrea, sepse fshihet gjithmonë pas të tjerëve. Nuk është i aftë të bëjë debat tek për tek. Kam pritur shumë më shumë nga ai pasi e njoh edhe nga jashtë, e kam ditur që është person i vendosur. Por më pëlqen që ka edhe njohuri në lidhje me fermën. Alba: Mos jeni ju Big Basta fermeri i infiltruar Big Basta: Kush është lojtar i fortë duhet ta kuptojë nëse jam apo jo. Ester: Si mendon që Vesa po të komenton nga jashtë/ Big Basta: Unë mendoj që Vesa ka një gamë më të gjerë sesa unë ndjekësish. E di që këtu është 100%. Unë qëkur kam hyrë këtu e kam ditur që jam vetë i dyti. Ester: A mund të na tregosh pak atë historinë funny me çorapet? Big Basta: Ajo ishte e lezetshme fare me Keisin. A e kupton sa e vëmëndshme është Vesa, më sheh 24/7. Ajo ka mbaruar për gazetari. Kur ishim te Fakiri, Keisi nuk kishte marrë çorape me vete por do të vishte çizmet se do pastronim stallën e lopës. Unë i dhashë dy çorapet e mia dhe pastaj thashë “Ue do më fusësh në sherr me Vesën se do thotë unë bëj gjithë atë rrugë për të të sjellë çorape e ti ja jep tjerave. A ta ** nënën unë ty”., kur të nesërmen më vjen këmisha. Më kishte sjellë këmishë, edhe dy palë çorape. Edhe mendova a e sheh çfarë kërcënimi. Dhe a e di çfarë ka dashur të thotë “Po të vëzhgoj”. Alba: Çfarë do i thoje Vesës? Big Basta: Është gjysma ime, ajo më plotëson… Më tej, Big Basta ka treguar edhe historinë se si dhe ku i ka propozuar Vesës për fejesë. Më tej shpjegoi edhe kuptimin e orës dhe datës së propozimit.