Big Basta eliminon Ron, Big Mama shpërthen ndaj fermerit: Njeri i ligë! Kush u zgjodh kryefermeri i rradhës
Një tjetër largim në Ferma VIP2. Këtë të hënë me votat e publikut, por dhe me vendimin e Big Bastës ishte Roni ai që u largua nga Ferma më e famshme në Shqipëri.
Ndryshe nga herët e tjera këtë të hënë Luana me vendim të Agait vendosi të lexonte emrin e fermerit më të votuar nga publiku i cili ishte Big Basta.
“Fermerë! Tani dua që të shtatë të nominuarit të rreshtohen në mes të arenës. Unë kam zarfin në duar. Ndryshe nga çdo herë sonte do të ndaj me ju emrin e fermerit që ka marrë më shumë vota në rend të saktë. Ai sonte do të ketë një rol kyç. Emri më i votuar nga publiku nga shtatë të nominuarit është Big Basta”, lexoi Luana verdiktin e publikut.
Por ky vendim i jepte të drejtën Big Bastës që të kishte mundësinë që të sakfirikonte buxhetin dhe të shpëtonte më pak të voruarin i cili ishte Roni, ose ta largonte atë dhe të merrte buxhet të plotë.
Big Basta zgjodhi buxhetin, duke vendosur kështu që Roni të largohet nga Ferma.
Pjesë nga biseda:
Luana: Big Basta ti ke fituar fuqinë e hajmalisë. Na lexo mesazhin;
Big Basta: Shpëto të eliminuarin dhe merr 10% buxhet, ose largo të eleminuarën dhe merr 100% buxhet.
Luana: Tani do të lexoj votën e publikut për të eleminuarën dhe ti vendos. Fermeri që humbet statusin dhe që duhet të largohet sonte është Ron. Vendimi është në dorën tënde, ky është një vendim deçiziv sa i përket vazhdimësisë së Ronit ose buxhetit javor.
Big Basta: Roni është një djalë me shumë vlera dhe e vlerësoj shumë faktin që e kam njohur aty brenda, por ndërkohë nga krahu tjetër edhe buxheti është shumë i rëndësishëm për fermerët këtu, duke parë edhe debatet që bëhen për buxhet. Uroj shumë që edhe Ron të bënte të njëjtën zgjedhje, largoj të eleminuarin dhe marrim 100% buxhet.
Po zgjedhja që bëri Big Basta nuk i ka pëlqyer aspak Big Mamës, e cila shpërtheu në akzua ndaj zgjedhjes së fermerit.
Big Mama: Ti je njeri i ligë, njeri i keq.
Edhe fermerët e tjerë shpërthyen në lot pas eliminimit të Ronit.
Ndërkohë me fuqinë që i jep Agai të eleminuarit, Ron zgjodhi Yllin si kryefermer të radhës.