Big Basta dhe Erandi flasin për Andrean, fermeri: Kush është më i suksesshmi këtu?
Ditën e sotme në Ferma VIP, një bisedë e sinqertë mes Big Bastës dhe Erandit ka vënë në qendër të vëmendjes fermerin Andrea dhe mënyrën se si ai po e zhvillon lojën e tij brenda fermës.
Në një diskutim, dy fermerët ndanë pikëpamjet e tyre për karakterin dhe rrugëtimin e Andreas në spektakël, si edhe për mënyrën se si ai ndërvepron me Big Bastën.
Erandi theksoi se, pavarësisht ndryshimeve të mëdha mes tyre, Andrea ka treguar besim në veten e tij dhe është një sukses për veten dhe për ata që ndihen si ai. Ai theksoi gjithashtu se nuk mund të ketë barazi mes rrugëtimi të Big Bastës dhe eksperiencës së Andreas në Fermë.
“Është gjynah të stërvitesh me atë, se ti nuk po luan me një të fushës tënde”, i tha Erandi-fermerit.
Në përgjigje, Big Basta pranoi se për të, kjo marrëdhënie është një formë “stërvitjeje”.
“Ai vjen si thes boksi dhe do me u përplas me mua, tani çfarë të bëj unë?”, tha Big Basta.
Pjesë nga biseda:
Big Basta: Arritja më e madhe është që të jesh nga zero pa ditë asgjë dhe për dy muaj të dish gjithçka
Erandi: O plako, ai ta thotë shqip që unë nga zero skam qenë askush a e kupton dhe është këtu me ty. Kush është më i suksesshëm, ti që je me Andrean apo Andrea që është me ty. Ti nuk mund të pretendosh që Andrea të të kuptojë ty, por njëkohësisht ai është i kënaqur me ato që bën dhe i ka hyrë me besim. Ai është sukses për veten e tij dhe për njerëzit që janë si ai. Ti je këtu me Tupac apo apo je me Andrean.
Big Basta: E di e di
Erandi: Nuk ka asnjë lloj barazie mes teje dhe Andreas dhe ti kërkon nga Andrea
Big Basta: Unë e kam për stërvitje
Erandi: Është gjynah të stërvitesh me atë, se ti nuk po luan me një të fushës tënde
Big Basta: Ai vjen si thes boksi dhe do me u përplas me mua tani çfarë të bëj unë.