Big Basta apo Andueli, cili u zgjodh finalisti i tretë i Ferma Vip2
Big Basta do të jetë finalisti i tretë i Ferma Vip, në finalen e madhe të 20 qershorit. Këtë herë finalisti nuk u zbulua me anë të zarfit siç jemi mësuar herët e kaluara, por ishin vetë konkurentët që e zbuluan në arenën e jashtme.
Agai kishte vendosur që të ishin vetë fermerët që të zbulonin se kush shkon në finale dhe kush vijon rrugëtimin, përmes pishtarit.
Big Basta: Falenderoj publikun. Falenderoj dhe Anduelin për gjithçka ka dhënë, uroj të jetë ai finalisti i radhës.
Luana: Urime Big Basta. Anduel ti vazhdon rrugëtimin.
Andueli: Unë pak a shumë e prisja që Big Basta do të jetë ai që do të vazhdojë, duke marrë parasysh atë që ai bën. Unë i uroj suksese, unë do të vazhdoj rrugëtimin, do të mbaj kokën lart. Do ju lutesha të vazhdoni të më mbështesni.