Bie gongu/ Nga presioni i kohës e duke kënduar, fermerët nisin sfidën
Pas një zarf surprizë të sjellë nga Agai, sfida e radhës ka mbërritur në fermë. Fermerët, të mbledhur në oborr, dëgjuan me vëmendje shpjegimin e sfidës nga kryefermeri Andrea, i cili e sqaroi me detaje detyrën që i priste.
Sfida kërkonte angazhim fizik dhe përqendrim: Fermerët duhet të shtypnin ullinjtë me presa druri, më pas të ndanin me dorë bërthamat nga tuli, dhe në fund vaji duhej hedhur me kujdes nga damixhano në shishe. Një detyrë e vështirë, por që u prit me entuziazëm dhe dëshirë për të fituar.
Fermerët u ndanë në dy grupe përgatitëse. Nga njëra anë, Andrea ishte pjesë e grupit të Nennës, ndërsa nga ana tjetër, Frederiku mbështeste grupin e Elinarës. Të dy, Andrea dhe Frederiku, u caktuan si mbikëqyrës të sfidës, duke u siguruar që çdo gjë të shkonte sipas rregullave.
Me përkushtim, të dyja grupet nisën sfidën me intensitet dhe bashkëpunim. Atmosfera u ndez, ndërsa të gjithë luftonin kundër kohës dhe lodhjes për të fituar sfidën e dhënë nga Agai.